Ka ndërruar jet gazetari i njohur shqiptar nga Manastiri Qenan Hasani

Katër klasat e shkollës fillore i kreu në vendlindje në gjuhën shqipe, tetvjeçaren në Dollneni të Prilepit në gjuhën maqedonishte

Katër klasat e shkollës fillore i kreu në vendlindje në gjuhën shqipe, tetvjeçaren në Dollneni të Prilepit në gjuhën maqedonishte dhe të mesmen e kreu në Prilep. Akademin Pedagogjike e kreu në Qytetin e Alfabetit në Manastir, ndërkaq ka punuar plot 40 vite si mësues në shkollën fillore të Fshatit Këshavë të Manastirit.

Edhe pse me profesion ka qenë mësues, për dekada me radhë ai ka qenë i pranishëm edhe në faqet e shtypit, sidomos në gazetat Flaka dhe Fakti por dhe në radio e TV stacione.

Për dekada me radhë ai në shkrimet e tij ka trajtuar problemet e shqiptarëve të kësaj ane, numri i të cilët gjithnjë e më shumë po zvogëlohet. Disa nga skicat dhe reportazhet e shumta të botuara midis viteve 1989 dhe 2004, kryesisht në gazetat FLAKA dhe FAKTI ai i përmblodhi në librin “Kronisti i vetmuar në qytetin e konsujve”, shkruan "Portalb.mk", portali për të cilin Hasani gjithashtu ka shkruar. Varrimi i tij është bërë sot.