Nesër më datë 22.11.2018 do të mbahet vazhdimi i seancës së VII-të, kjo seancë do të vazhdojnë nga pikat e mbetura të seancës së VII-të nga pika e 8 deri tek pika e 11.
Pikat e seancës së VII-të të cilat nuk kanë arritur të përfundohen në seancën e paraparë të datës 26.10.2018 do të vazhdojnë në seancën e ditës së nesërme ndërsa pikat të cilat do të diskutohen janë:
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi raportin për punën e Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ për vitin 2017/2018.
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi miratimin e planit vjetor të Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ për vitin punues 2018/2019.
10. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi aprovimin e planit detal regulativ të zonës afaristo-prodhuese në pjesën e vendbanimit të fshatit Çukarkë.
11. Pyetjet e këshilltarëve.