Kryetari Arifi ka zhvilluar takim me qytetarët dhe kryetar të Bashkësive Lokale (Video)

Takimi është mbajtur në sallën e kuvendit komunal me fillim nga ora 10:50...

Në kuadër të Javës së Buxhetit kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka zhvilluar takim me kryetarët e bashkësive lokale dhe qytetar të thjeshtë takim ky që është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal.

z.Arifi gjatë bisedës ka thënë që duke qenë së këto dy vite kanë qenë të përqëndruara kryesisht në realizimin e projekteve infrastrukturore viti i ardhshëm do të jetë ndryshe ku fokusi do të jetë më shumë në shërbime, rtvaldi.com 

Tri janë prioritetet kryesore të pushtetit lokal për vitin 2019: pajisja e bashkësive lokale me nga një park për fshatin, përfshirja e bashkësive lokale në ndërmarrjen publike ''Moravica'' për grumbullimin e mbeturinave, dhe eliminimi i deponive të egra.

Pas përfundimit të takimit kryetari Arifi në konferencën për media tha se gjatë takimit pjesëmarrësit patën mundësinë që të sqarojnë problematikat sa i përket bashkësive lokale. Duke qenë se bashkësitë lokale janë hallkë lidhëse me qytetarët ne u munduam që ti'a sqarojmë që duhet ti klasifikojnë prioritetet e tyre, të kenë më shumë komunikim me qytetarët si dhe për çdo projekt duket të përgatiten si në aspektin procedural dhe në plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme, rtvaldi.com 

Ky ishte takimi i fundit sa i përket planifikimit të buxhetit për vitin 2019 dhe me këtë mbyllet dhe Java e buxhetit 14-21 nëntor.