Në hapjen e objektit të Emergjencës morrën pjesë kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorë të tij, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, punonjësit e Shtëpisë së Shëndetit, qytetarë dhe media.
Fillimisht z.Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit shikuan për së afërmi të gjitha dhomat brenda objektit të Ndihmës së Shpejtë dhe rregullimin e tyre si me shtretër po ashtu dhe me të gjitha pajisjet tjera që i nevojiten për një punë sa më efikase, rtvaldi.com
Më pas në prani të gjithë të pranishmeve në korridonin e Ndihmës së Shpejtë morri fjalën kryetari i komunës, ku foli për nevojën e kahmotshme të Ndihmës së Shpejtë edhe pse ka pasur një ndërtesë të Ndihmës së Shpejtë e cila ka funksionuar mirëpo kushtet kanë qenë shumë të rënda ku me përkrahjen e BE-së ne kemi arritur që ta bëjmë inagurimin e këtij objekti të ri dhe me kushte më të volishte si dhe cilësore si për punëtorët po ashtu dhe për pacientët.
Një donacion që ka pranuar Shtëpia e Shëndetit është aparati i oksigjenit i dhuruar nga veprimtari dhe humanisti nga Presheva z.Avni Hafuzi i cilI punon dhe vepron në Budapest të Hungarisë, rtvaldi.com