Pushteti lokal me investime të reja infrastrukturore në fshatin Geraj (Video)

Pushtet Lokal me investime të reja për infrastrukturën rrugore dhe shtratin e lumit në fshatin Geraj...

Në planet investive të pushtetit lokal kanë qenë edhe projektet investive në bashkësinë lokale Geraj ku para disa ditëve janë asfaltuar dy rrugë shumë të rëndësishme për banorët e kësaj bashkësie lokale.

Bëhet fjalë për rrugën afër varrezave të fshatit, rrugë kjo e cila lidhë fshatrat Strezoc dhe Ashanë dhe që është në gjatësi prej 420 metër, ka thënë Xhelal Hasani udhëheqës i drejtorisë për punë komunale, ndërtimore dhe banesore.

Përveç kësaj rruge është asfaltuar poashtu edhe një rrugë e cila kalon pranë xhamisë së fshatit e cila poashtu ka qenë shumë e rëndësishme dhe një kërkesë e kahmotshme, rtvaldi.com 

Nerduan Dalipi kryetar i bashkësisë lokale Geraj ka thënë që këto kërkesa ka kohë që i janë paraqitur pushtetit lokal edhe viteve të mëparshme mirëpo pushteti aktual ka marrur parasysh këtë kërkesë.

Përveç rregullimit të infrastrukturës së rrugëve një problem i kahmotshëm i bashkësisë lokale Geraj ka qenë edhe shtrati i lumit i cili ka qenë në gjendje shumë të keqe dhe kjo ka paraqitur një problem shumë të madh për të gjithë banorët dhe tani komuna ka ndërhyrë edhe në këtë pjesë të fshatit kur kanë rregulluar kanalizimet duke e kthyer në gjendje shumë të mirë.

Rregullimi i infrastrukturës në bashkësinë lokale Geraj do të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve të këtij fshati, rtvaldi.com