May: Nuk ka referendum tjetër për Brexit

Referendumi për Brexit nuk do të përsëritet më dhe Londra do të largohet nga BE,

Referendumi për Brexit nuk do të përsëritet më dhe Londra do të largohet nga BE, bashkimi doganor, politika e përbashkëta për peshkimin dhe bujqësinë, deklaroi sot kryeministrja britanike, Theresa May duke iu përgjigjur sulmeve të kryelaburistit Jeremy Corbyn.

Kryeministrja konservatore më pas denoncoi paqartësitë e laburistëve duke sfiduar Corbyn se nëse ai dëshironte ta ndalonte Brexit.

Megjithatë, edhe përkrahësi i njohur për Brexit, Peter Bone ka sulmuar marrëveshjen me Brukselin duke thënë se kryeministrja po “humbet konsensusin e shumë konservatorëve”.

”Ajo e ka gabim”, tha ai.