• E mërkurë / May-08 21:19
  • Kontakt

Organizohet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të fotografisë artistike “PreFoto’’ (VIDEO)

Organizohet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të fotografisë artistike “PreFoto’’

''Pre foto'' tashmë 8 vite po organizohet duke sjellur nga viti në vit risi të reja ku edhe këtë vit do të ketë diçka më ndryshe si organizimi i tryezës para hapjes së ekspozitës me temën "Kultura si emancipim shoqëror", tryezë kjo e cila do të mbahet në Bibliotekën "Mehmet Jusufi" në Preshevë.

Drejtori artistik i festivalit ndërkombëtar të fotografisë artistike Edon Agushi tha se festivali i fotografisë artistike është aktiviteti i vetëm në jugun e Serbisë pra aktivitet ndërkombëtar.

Këtë vit janë rreth 2000 aplikantë nga e gjithë bota mirëpo komisioni në përzgjedhjen e fotografive ka caktuar 72 fotografi nga 32 shtete të botës.

Nga viti në vit synimi jonë ka qenë që të sjellim risi ku edhe ketë vit kemi përgatitur një tryezë me drejtorin ekzekutiv të ''DokuFest'' z.Eroll Bilbani ndërsa tema do të jetë "Kultura si emancipim shoqëror", kurse moderator do të jetë Belgzim Kamberi .

Nga viti 2011 kur ka filluar organizimi i‘’Pre Foto-s’’ mbështetje të vazhdueshme ka pasur nga  Këshilli Kombëtar Shqipëtar, Ministria e Kulturës e Republikës së  Kosovës, Ministria e kulturës së Diasporës nga Republika e Kosovës si dhe Ministra e Kulturës e Republikës së Serbisë.

Edicioni i 8-të i festivalit Ndërkombëtar të fotografisë artistike “PreFoto’’ do të mbahet më 17 nëntor ditë e shtunë nga ora 19:00 në hollin e Shtëpisë së Kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ në Preshevë.