Organizata ‘’Be Active 16’’ përfundon Muralin në Preshevë (Video)

Organizata ‘’Be Active 16’’ përfundon Muralin në Preshevë

Organizata jo qeveritare ''Bëhu Aktiv 16''  ka realizuar projektin e saj në  punimin  e një Murali në murin e institucionit kulturorë.

Me punimin e këtij Murali që është realizuar për herë të dytë në Preshevë i ka dhënë një pamje të mirë këtij institucioni kulturorë.

Në realizimin e këtij projekti artistëve i'u është dashur 5 ditë punë për të realizuar, ku këtu punuan dy artistë nga Presheva dhe njëri nga Beogradi.

Kryetari i organizatës ''Bëhu Aktvi 16'' i cili njëherit është koordinator i këtij projekti Hedon Esati tha se ky projekt ka gjetur mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Informimit çka na jep motiv dhe shpresë për të treguar se vitin e ardhshëm do të jemi njëra nga organizatat më aktive në Preshevë dhe Bujanoc.

Shuma e këtij projekti është 250.000 din dhe ky është murali i dytë i realizuar nga kjo organizatë në komunë të Preshevës.