Kanë kaluar vetëm dy ditë prej publikimit të këngës ‘Shtrejt’ dhe ky projekt muzikor ka mbledhur mbi 1 milion klikime, shkruan lajmi.net
Kjo këngë teksti i së cilës flet për shoqërinë, paratë e veturat vjen e realizuar edhe me videoklip i cili është punuar në mënyrë shumë profesionale nga Fati.tv.
Mbrapa këtij projekti qëndron njeriu i hiteve ‘Big Bang’ ndërsa Gjiko, Lumi B e Ledri Vula janë shumë të dashur për publikun prej kohësh dhe po vazhdojnë akoma të ecin me po të njëjtin ritëm si me projektet solo ashtu edhe me duete.