Presidenti në shenjë nderimi për kontributin dhe angazhimin e tij, “këtë mik të madh të Republikës së Kosovës e dekorova me “Urdhrin e Lirisë””, transmeton lajmi.net.
“Frédéric Baleine du Laurens është një prej diplomatëve francezë që pareshtur ka kontribuar për shtetin e Kosovës, që nga Konferenca e Rambujesë. Në shenjë nderimi për kontributin dhe angazhimin e tij, këtë mik të madh të Republikës së Kosovës e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”. Në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë, Kosova e ka pasur gjithmonë mbështetjen e lidershipit të Francës dhe diplomatëve të saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.