Rrjeti mediatik ka vendosur roje të armatosur për gazetarët që dalin në transmetim live. Burimet për TMZ tregojnë se fanatikët që i besojnë Trump i konsiderojnë gazetarët si 'armiqtë e popullit' dhe mund të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj tyre.
Për këtë ka prova pazi një person ka dërguar dy herë bomba nëpërmjet postës që synonin të shpërthenin zyrat e CNN.
Thuhet se CNN u ka thënë punonjësve të synuar se mund të zgjedhin nivelin e mbrojtjes që ata duan, duke filluar nga rojet e armatosura gjatë orëve të punës deri tek ruajtja edhe në shtëpi.
Kujtojmë se në konferencat për shtyp, Donald Trump ka patur shpesh herë përplasje me gazetarët e CNN.