Edona Llalloshi me tri këngë të reja, njëra duet me Milotin

Edona Llalloshi po punon për projekte të reja muzikore.

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi është duke i finalizuar tri projekte muzikore, njëra prej tyre vjen në duet me vëllain e saj Milotin.

‘’Se shpejti 3 këngë dhe videoklipe te reja, njera ne bashkepunim me Milotin.Se shpejti…’’, ka bërë të ditur vet Edona nëpërmjet publikimit të një fotografie të cilën shihet se e ka realizuar gjatë xhirimeve të klipit.

Deri në publikimin e këtyre këngëve të reja, fansat vazhdojnë ta shijojnë këngën ‘Hallall të qoftë’ që në Youtube aktualisht ka mbledhur më shumë se 4 milion klikime.