Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Enis Bytyqi

Këngëtari, Enis Bytyqi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai këtë vit ka qenë mjaft i angazhuar në prurje të reja të cilat nuk ka dyshim se u pëlqyen edhe nga publiku.

“T’kam dasht”, dhe “Bashk” janë këngët e fundit të tij ku tashmë ka bërë të ditur datën e lansimit të këngës së re.

“Të dielën, kënga e re #Marak”, është mbishkrimi i imazhit.

Ndryshe, Enisi u martua më 1 shtator të këtij viti i cili dha detaje ekskluzive të ceremonisë për emisionin “Mirage”.

Më pas çifti shijuan edhe muajin e mjaltit në një nga ishujt më luksozë në botë.