Princi e ka quajtur si “të tmerrshme”, ndërsa premtoi se do të vërë para drejtësisë përgjegjësit.
Në konferencën e samitit të Iniciativës për Investime ne Riad Salman deklaroi “krimi ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët e për çdo njeri në botë”.
“Arabia Saudite do të zbatojë të gjitha rregullat e nevojshme dhe do të hetojë thellësisht në mënyrë që të arrijë rezultate. Dhe do të sjellë para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për këtë krim të urryer dhe ata do të vendosen para gjykatave. Nuk ka dyshim. Ne e dimë se shumë po përpiqen të përdorin këtë gjë të dhimbshme por drejtësia do të shihet në fund.”