• E mërkurë / Jul-30 06:20
  • Kontakt

Moska e shpall terrorist, BE e nderon si “Saharov”

Moska e shpall terrorist, BE e nderon si “Saharov”

BE ka “provokuar” Moskën duke i dhënë Çmimin Saharav një terroristi, sipas drejtësisë ruse.

Ky çmimin europian për këtë edicion, i cili jepet në kuadër të të Drejtave të Njeriut, shkoi për regjisorin ukranias Oleg Sencov.

Sencov është dënuar me 20 vjet burg në Rusi, për shkak se u akuzua për planifikimin e sulmeve terroriste. Ai ka kritikuar publikisht aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Ai i ka mohuar akuzat dhe nuk ka pranuar të kërkojë një falje nga presidenti Vladimir Putin.

Vendet perëndimore po kërkojnë lirimin e tij.