Partia Demokratike Shqiptare në ambientin e restaurantiti Europa ka mbajtur tubimin qëndorë duke hapur dhe fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar.
Të pranishëm në këtë tubim ishin një numër i madh pjesëmarrësish, kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa, bartësi i listës dhe kandidatët për zgjedhjet për KNSH dhe përfaqësues të strukturave të PDSH-së, aktivistë, simpatizantë të tjerë.
Fillimisht është bërë prezentimi i 15 kandidatëve të cilët do të garojnë për zgjedhjet e KNSH-së dhe më pas bartësi i listës së PDSH-së z.Enver Mehmeti ka bërë dhe shpalosjen e planprogramit të kësaj partie për zgjedhjet e KNSH-së.
Partia Demokratile Shqiptare për zgjedhjet e 4 nëntorit garon me numrin 5.