Tayna ndryshon tërësisht, nuk do ta njihni me këtë ngjyrë të re të flokëve

Tayna sapo u bë bionde.

Reperja nga Prizreni, Tayna sapo ka bërë një ndryshim tek vetja e saj e cila është kthyer nga brune në bionde, shkruan lajmi.net

Në fotot e hedhura në Instagram ajo ka mahnitur fansat gjersa tregon se është bërë bionde dhe po duket për mrekulli.

Nuk dihet se përse prezantuesja e mori këtë vendim kaq të papritur por që kjo ngjyrë e flokëve i shkon mjaft shumë.

Ajo gjithashtu është duke punuar në këngë të reja e mbase me këtë stil shfaqet edhe në videoklipin e ri.

Duhet theksuar se “Doruntina”, është kënga e fundit e publikuar nga ajo që numëron mbi 8 milionë klikime në Youtube.