Prishtina po punon me aleatët e saj të huaj në skenarin e tërheqjes së konfliktit nga Serbia dhe ushtria e saj. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës urdhëroi të bëhet një ‘plan mbrojtës’.
Gazeta raporton se komanda e KFOR-it ka hartuar një plan në rast të hyrjes së ushtrisë serbe në Kosovë dhe kryesisht po i ushtron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po trajnohen se si të shkatërrojë tanket serbe.
Ky informacion i cili vjen nga shërbimet sekrete serbe, tregon se Prishtina po përgatitet për konflikt të mundshëm me forcat serbe. Kjo sipas, ‘Novostit’ është provokim ndaj Beogradit nga ana e Prishtinës dhe aleatëve perëndimor, transmeton lajmi.net.
Tutje, thuhet se komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama është urdhëruar që të bëj një plan mbrojtës në rast se ushtria e Serbisë hynë në veri të Kosovës.
Gazeta thekson se krijuesi i skenarit për t’iu përgjigjur reagimit të mundshëm të Beogradit është kontingjenti amerikan i forcave ndërkombëtare që ka hartuar planin e saj në Bondsteel.
Ky ushtrim konceptohet si një kontroll gjithëpërfshirës i gatishmërisë së forcave të armatosura.