Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi qëndroi në bashkësinë lokale Miratoc ku u njoftua nga kryetari i bashkësisë lokale dhe nga banorët e këtij fshati për problemet të cilat i posedojnë dhe punët të cilave duhet për ti dhënë prioritet e që janë të një rëndësie më të madhe.
Ekipi i televizonit Aldi përcolli nga afër këtë aktivitet të kryetarit ku një pjesë e madhe e fshatit u hec në këmbë dhe në këtë mënyrë z.Arifi i shihte dhe vetë punët e kryera por edhe investimet tjera që janë të nevojshme në fshatin Miratoc.
Pasi që bëhet fjalë për një bashkësi lokale e cila është mjaftë e madhe ka dhe shumë punë për tu bërë,shtëpia e shëndetit në B.L Miratoc është e lënë anash që 20 apo 30 vite, ne për vitin e ardhshëm këtë e shohim si prioritet ku projekti është i punuar dhe ne kemi bërë vetëm një revidim ku vitin e ardhshëm do të jetë investim kapital, ne gjithashtu ditëve në vazhdim presim dhe një lajm të mirë për qytetarët e kësaj bashkësie lokale në drejtim të kufirit Miratoc-Llojan tha z.Arifi, përcjell rtvaldi.com.
Kryetari i bashkësisë lokale Miratoc z.Selami Shahini tha se me vizitën e kryetarit jemi shumë të kënaqur ku përmes kësaj vizite ne shpalosëm dhe nevojat tona ndërsa sa i përketë punëve të kryera deri më tani fatmirësisht në bazë të disa rrugëve që janë shtruar ky fshat e ka marrë një pamje shumë të mirë dhe në vazhdim presim dhe investimet e radhës.
Z.Arifi tha këtë vitë në bashkësinë lokale Miratoc kemi inkuadruar 400 shtëpi në sistemin e grumbullimit të mbeturinave në N.P. Moravica.