Stresi: “Baba i rap-it” as Unikkatili, as Geti

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, vazhdon të mbetet një ndër reperët më të përfolur.

Ai është mjaft aktiv në tregun muzikor me projekte të reja, gjersa nuk mungon edhe angazhimi i tij në koncerte.

Duke qenë se me vite ka lëvruar në zhanrin hip-hop, jo ë pakta kanë qenë rastet kur edhe është komfrontuar me ndonjë nga rivalët e tij.

Së fundmi, në një intervistë për “Mirazh”, ai është përgjigjur pyetjes se cili mendon se është “baba i rap-it” në trevat shqiptare.

Dy opsionet e ofruara për të zgjedhur ishin reperët Unikkatili dhe Getoar Selimi.

Mirëpo, reperi befasoi kur në përgjigjen e tij tha se asnjëri prej tyre nuk është “Baba i rap-it”.

Sipas Stresit, Geti është komercialist ndërsa Unikkatili më unik, dhe që thyer shumë tabu në karrierën e tij si reper, ndërsa shtoi se ka respekt maksimal për të dy.