Shërbimi Sekret amerikan thotë se pajisje me lëndë shpërthyese u janë dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington, si dhe zyrave të CNN në Nju Jork.
Hillari Klinton nuk ishte në shtëpinë e saj. Të martën ishte duke ndjekur një event për fushatën e demokratëve në Florida. Por bashkëshorti i saj ishte në shtëpi, sipas të afërmëve. Ai vazhdon të qëndrojë në Nju Jork.
Zëdhënësit e Barak Obamës nuk kanë komentuar për vendndodhjen e tij mbrëmë, por çifti nuk ka pasur ndonjë plan të programuar.
Ndërkohë, një tjetër pako e dyshimtë u zbulua te Qendra “Time Warner”, Nju Jork, ku ndodhet qendra e CNN. Stafi u evakuua, por ende nuk është dhënë ndonjë raportim më i detajuar.