Po bëhen parapërgatitjet e fundit për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar (Video)

Po bëhen parapërgaditjet e fundit për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar...

Siç e dimë në cilësinë e postit të Kryeshefit të Administratës z.Agim Ymeri njëkohësisht është dhe koordinator i trupit punues për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar  të cilat mbahen më 4 nëntor.

Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me koordinatorin e e zgjedhjeve për Këshill Kombëtar Shqiptar z.Agim Ymeri.

Ne si trup punues kemi takime të rregullta në të cilat i bëjmë përgatitjet për Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, deri më tani të gjitha obligimet të cilat janë të parapara me ligj i kemi kryer si: dërgimi i emrave të trupës punuese dhe afatin e rregullt i cili ka qenë më 19 tetor për dorëzimin e këshillave votuese, u shpreh z.Ymeri.

Sa i përket komisioneve që janë të parapara me ligj, në komunën tonë ekzistojnë 23 vendvotime në çdo vendvotim janë të paraparë nga 5 anëtarë të komisioneve dhe nga 5 zëvendësa të tyre, tha z.Ymeri ndërsa sa i përket propozimeve për komisione kemi nga të gjitha subjektet politike të cilat i kanë përfaqësuesit e tyre dhe shpresojmë që në komisione do të jenë të përfshira të gjitha subjektet politike

Numri i votuesve të paraqitur deri më sot është 17.979 votues me të drejtë vote, përderisa ka ende kohë për paraqitje tha z.Ymeri.