Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht nga burime të sigurta.
Më pas këtë e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha Ligirti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.
”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha ajo .
Ndërsa duke e njohur Feron, si një tip impulsiv i cili reagon kur përmendet emri i tij, kësa here i ka befasuar të gjithë.
Atëherë kur publiku priste komentin e Feros për sulmin që ia bënë disa persona reperit që dikur e ka sulmuar Feron, ai zgjodhi të flas rreth turneut të tij, kështu duke i njoftuar fansat nëpërmjet Instagramit se më me 9 nëntor do të jetë për të performaur në Stuttgart