I pakënaqur me trajtimin ndaj gruas, roja i spitalit të Gjilanit rrahë doktorin

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se roja i Spitalit të Gjilanit ka sulmuar doktorin, duke e akuzuar se nuk është kujdesur mir...

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se roja i Spitalit të Gjilanit ka sulmuar doktorin, duke e akuzuar se nuk është kujdesur mirë për gruan që e kishte dërguar për trajtim aty.

Sipas njoftim të PK-së së Gjilanit, roja i ka shkaktuar lëndime doktorit, me c’çast edhe është arrestuar.

 “Me datën  20.10.2018 , rreth orës 20:30, ne Spitalin Rajonal Gjilan, dyshohet se H. K. Shqiptar shtetas i Kosovës, punëtor (Roje)  në Spitalin Rajonal në Gjilan (jashtë detyre) , pasi ka sjellë në emergjence gruan e tijë, nuk është pajtuar me tretmanin qe i është bere pacientes (gruas) dhe ka sulmuar fizikisht Doktorin i cili ishte në detyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar  “Sulm ndaj personit zyrtar gjate kryerje te detyrës zyrtare”  dhe dërgohet në Njësinë e Hetimeve te Stacionit për hetime te mëtutjeshme.