Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun e tij Kinez, Xi Jinping muajin e ardhshëm në samitin e G20-ës në Argjentinë, ku tema kryesore do të jetë lufta tregtare mes kombeve.
“Dy presidentët do të takohen në Buenos Aires, Argjentinë, gjatë G20-ës”, deklaroi Larry Kudlow, këshilltar kryesor i Trump dhe drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Ai theksoi shqetësimet e SHBA-së në lidhje me rritjen e Kinës si një fuqi ekonomike, përfshirë pabarazitë tregtare, heqjen e barrierave siç janë liçensimi i sipërmarrjeve të huaja për të operuar në Kinë dhe mbrojtja e pronës intelektuale, përfshirë hakimet kompjuterike.