Sela: Për Ahmetin terroristë s'janë maqedonasit që u nisën të vrasin më 27 prill, por është Grupi i Kumanovës,

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka pritur në “teh të thikës” vlerësimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti,

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka pritur në “teh të thikës” vlerësimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se ngjarjet e 27 Prillit në Parlament nuk mund të vlerësohen terrorizëm.

Në një deklaratë për gazetën "Lajm" të Maqedonisë, Sela aludon se Ali Ahmeti si terroristë i konsideron vetëm shqiptarët që ishin viktima në raste të montuara.

Në këtë kontekst përmend edhe ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Nuk meritojnë vëmendje, aq me pak koment deklaratat e një njeriu i cili në çdo paraqitje tregon se sa i kapur është ai vetë dhe grupimi politik që përfaqëson. Nuk e pengonte aspak kur shqiptareve u ngjiteshin epitete të paqena të tipit terroristë islamikë, në procese të montuara politike, pa pasur asnjë dëshmi për këtë. Për të ishin terrorizëm ngjarjet në Lagjen e Trimave edhe pse ata djemtë atje ishin të detyruar të vetëmbrohen, të përballur me procesin e montuar politik të radhës…”, thekson Sela, duke u përgjigjur në pyetjen se si e vlerëson deklaratën kontroverse të kryetarit të BDI-së lidhur me ngjarjet e 27 Prillit.

E gjithë kjo, sipas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, është dëshmi se BDI dhe Ahmeti punojnë me direktiva të padronëve dhe se në mesin e padronëve të kësaj partie është edhe Kërste Mukovski, deputeti i VMRO-DPMNE-së që hapi dyert e Kuvendit më 27 prill.

“Është e qartë që është i përulur dhe në shërbim të padronëve të tij, po që një ndër këto padronë të tij të ishte edhe Kërste Mukovski këtë s’ma kish marr mendja”, theksoi Sela në deklaratën e tij