Ramadani tregon nëse amerikanët i kanë shkëputur raportet me ministrinë e FSK’së

Burim Ramadani, zëvendësministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur për raportet që kjo ministri

Burim Ramadani, zëvendësministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur për raportet që kjo ministri ka me ambasadën amerikane, pas ngritjes së aktakuzës për veteranët e rrejshëm, ku të akuzuar janë ministri e zëvendësministri i FSK’së.

Ramadani në Frontal ka thënë se ambasada amerikane nuk ka shkëputur raportet me ministrinë e FSK’së.

“Jo, ambasada amerikane nuk ka ngrirë raportet me ministrinë e FSK’së”, ka thënë zëvendësministri.

Është raportuar se Ambasada amerikane në Prishtinë ka ngrirë raportet e saj me ministrin e FSK’së, Rrustem Berisha dhe zëvendësministrit Agim Ceku, për shkak se të dy janë të akuzuar për mashtrime me listat e veteranëve.