Në këtë takim është folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën presidenti austriak ka thënë se duhet të ndodhë sa më shpejt.
Presidenti austriak pas një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Ilir Meta, ka thënë se do të ishte mirë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të ndodhë përgjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së nga Austria.
Austria ka marrë kryesimin e BE-së nga 1 korriku i vitit 2018 dhe pritet ta përfundojë në fund të vitit.
Këto deklarime të presidenti austriak vijnë edhe pas deklarimeve të zv.kancelarit austriak, Strache, i cili ka dalë kundër integrimit të Kosovës në BE dhe gjithashtu edhe kundër liberalizimit të vizave për kosovarët.
Gjithashtu, ky qëndrim i presidentit va nder Bellen është edhe një përgjigje për deklarimet e rrejshme të Daçiqit, kinse Austria është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën