Grupi qytetar Muharrem Salihu nga Medvegja kandidatë potencial për kreun e KNSH-së (Video)

Grupi qytetar Muharrem Salihu nga Medvegja kandidatë potencial për kreun e KNSH-së...

Në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar të cilat do të mbahen më 4 nëntor pjesëmarrës do të jenë dhe grupi qytetar Muharrem Salihu nga Medvegja.

Ekipi i televizionit Aldi në pamundësi për të zhvilluar një intervistë të drejtëpërdrejtë, shfrytëzoi mundësinë që përmes një linje telefonike të flasë me bartësin e listës për zgjedhjet në Këshill Kombëtar Shqiptar z.Muharrem Salihu, rtvaldi.com 

Gjatë kësaj bisede telefonike me z.Salihu biseduam se cila është arsyeja e pjesëmarrjes për zgjedhjet në KNSH, pse duhet Këshilli Kombëtar Shqiptar të udhëhiqet nga z.Salihu gjithashtu dhe cilat janë objektivat kryesore që i sheh si prioritet z.Salihu për Këshill Kombëtar Shqiptar, për më hollësisht mund të ndiqni intervistën telefonike me z.Salihu

Grupi qytetar Muharrem Salihu në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar garon me numrin ‘’6’’, rtvaldi.com