Përfshirë edhe rrugët anësore, ura ka një gjatësi prej 55 kilometrave dhe lidh Hong Kong-un me Macau dhe më pas qytetin Zhuhai.
Kjo urë raportohet se ka kushtuar 20 miliardë dollarë.
Projekti për ndërtimin e saj ka pasur disa ndërprerje dhe në të siç njoftohet zyrtarisht kanë vdekur 18 punëtorë.
Presidenti Xi ka ndjekur ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai ku kanë marrë pjesë edhe liderët e Hong Kong dhe Macau këtë të martë.
Kjo urë zyrtarisht për trafik do të hapet të mërkurën.