I pari i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se dyshon që këtë kërcënim e kanë bërë njerëz të nacionalitetit serb, por se ai nuk ka përmendur emra apo individë.
”Është një email i cili ka ardhur e atë e kemi raportuar në organet e policisë dhe shumë shpejt janë duke e trajtuar nga cili vend është ardh”, sqaroi Bahtiri, duke shtuar se në letrën kërcënuese ai cilësohet si terrorist.
”Nuk mund t’i them të gjitha sepse hetuesia është duke u marr fuqishëm në këtë drejtim, për ta parë se kush është ai që po e kërcënon kryetarin. Mendoj se është nga ana e serbëve. Që i bien të jenë kundër hapjes së urës së Ibrit”, tha ai.
Bahtiri thotë se nuk është i shqetësuar nga kërcënimi që pranoi sepse “kam punuar të bëjë paqe në Mitrovicë”.
”Unë do të jem aty pavarësisht kërcënimeve, nga njerëzit të tillë të cilët unë i njoh si kriminel”, tha ai.
”Jam këtu për t’ju thënë qytetarëve të Mitrovicës që të qëndrojnë të qetë në këtë proces në modelin të cilin e kanë bërë deri më sot sepse kryetari gjithnjë punon shumë për ta dhe ky proces assesi nuk duhet të del jasht kontrollit”, tha Bahtiri