Sulmi ndaj autobusëve me pelegrinë serbë në Istog, reagon Jevtiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës në dorëheqje, Dalibor Jevtiq ka dënuar rastin e gjuajtes me gurë të autobusëve me pelegrinë serbë në Istog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës në dorëheqje, Dalibor Jevtiq ka dënuar rastin e gjuajtes me gurë të autobusëve me pelegrinë serbë në Istog.

Ai  tha se autorët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen, sepse sipas tij heshtja do të inkurajojë vetëm ata që e bëjnë këtë akt që ta përsërisin në mënyrë të ngjashme.

Jevtiq theksoi se ky rast erdhi si rezultat i mosndëshkimit të atyre që bënë akte të tilla paraprakisht