Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përgëzuar ekipin e FSK-së, për arritjet në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”.
“Në kuadër të këtij angazhimi shembull edhe për rajon me këta epror dhe ushtar të FSK-së që janë shembulli më i mirë që FSK është e gatshme për përgjegjësi shtesë dhe për rrethana që mund të krijohen”, tha Thaçi.
Thaçi, duke theksuar se ndonëse është një hap i vonuar, transformimi i FSK-së është më se i duhur dhe në rrugë të mbarë.
Ndërsa përfaqësuesit e këtij ekipi u shprehën të kënaqur me arritjen në këto gara ndërkombëtare.
Në këtë takim, presidenti Hashim Thaçi, ka folur edhe për korrigjimin e kufijve ku tha se, korrigjimi i kufijve me shtetin serb do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve, raporton “Zeri.info”.
“Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe njohja nga 5 shtetet anëtare ndërsa për kohën dhe ditën se kur do të ndodhin takimet e radhës vendos Bashkimi Evropian, por nuk është fokusi tek vetëm një çështje por tek arritja e një marrëveshje përfundimtare”, tha i pari i presidencës.
Ai tutje tha se korrigjimi i kufijve është qëllimi i tij.
“Do ta shtyj përpara çështjen e korrigjimit të kufijve. Korrigjimi i kufijve dhe bashkimi i Luginës së Preshevës do të arrihet pavarësisht qëndrimeve të ndryshme”, tha mes tjerash Thaçi.