Rtv Aldi medium i pa konkurencë në Luginën e Preshevës.

Radio televizioni Aldi në emisionin "Zëri Politik" mbrëmë mbajti emisionin e radhës ekskluzivisht për zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit

Derisa mediumet tjera merren me dezinformata dhe njëanshmëri politike, RTV ALDI ka zgjedhur t' i përkushtohet punës dhe informimit të paanshëm dhe të drejt në interes të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Radio televizioni Aldi në emisionin "Zëri Politik" mbrëmë mbajti emisionin e radhës ekskluzivisht për zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit me kryetarët e shtabëve Armend Aliu nga APN, Ilir Sadriu nga PDSH,Driton Bilalli nga PVD dhe Liridon Latifi nga LR-PDSH.

Televizioni ALDI organizoi një emision të këtij karakteri me që se bartësit e listave të këtyre partive nuk ishin të gatshëm të përballen ne mes veti.

Emision ky që ishte në të mirë të qytetarëve që sado pak përmes këtij emisioni të arrijnë të kenë një pasqyrë të pastër rreth subjekteve që garojnë.

Në këtë emision debativ në mes katër subjekteve politike që prezantoheshin me kryetarët e shtabeve zgjedhore të partive politike ngjalli një debat shumë të nxehtë ku kishte akuza të ndërsjellta duke bërë përpjekje secili prej tyre për ti mbrojtur qëndrimet e veta partiake.

Ky emision i shumë pritur u vërtetua edhe me debatin që u zhvillua në studio rreth dy orë ku u ndjek me një interesim jashtëzakonisht të madh në transmetim të drejtpërdrejtë në të gjitha platformat edhe atë në TV,IP tv, operatorët kabllorë,facebook dhe web.

Kjo vërteton se televizioni Aldi ishte dhe mbetet i vetmi televizion më i shikuari në Luginë të Preshevës që po e dëshmon me emisione të vazhdueshme rreth zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit, dhe për këtë arriti ti ulë ballë për ballë të gjitha subjektet politike që garojnë në këto zgjedhje lokale.

Emision të këtij karakteri arriti të realizoj vetëm televizioni ALDI