Në krye të Instagram është vënë Adam Mosseri, i cili iu bashkua Facebook në vitin 2008 dhe ka punuar si mbikëqyrës i “News Feed”-it, duke qenë shumë pranë Shefit Ekzekutiv Marc Zuckerberg.
Së fundi Mosseri ka qenë zëvendës president i Instagramit, ndërsa tashmë i është besuar drejtimi.
Bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger, njëkohësisht shefi ekzekutiv dhe shefi teknik i Instagramit, dhanë dorëheqjen javën e kaluar, doke mos dhënë shumë sqarime.