Era Istrefi duket provokuese me xhaketën në vlerë afro katër mijë euro (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi është mjaft në formë të mirë pas një operimi që pati muajin e kaluar.

Ajo tashmë është rikthyer dhe është më aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga milion fansa.

Shpesh, Era preferon të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet në profesion.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft provokuese, ndërsa vinte në pah linjat.

Se është e dhënë pas veshjeve të shtrenjta, këtë e vërteton edhe xhaketa në trupin e saj, e cila kap vlerën e afro katër mijë eurove.

Ka qenë faqja “What they wearin” në Instagram, ajo e cila ka bërë të ditur se xhaketa e markës “Gucci” që Era mban të veshur në trup, kushton jo më pak se 3980 euro.

Mesa duket, kujdesi për tu dukur dhe me stil i kushton goxha shumë artistes shqiptare, e cila i bëri krenarë shqiptarët këtë vit duke u bërë pjesë e Kampionatit Botëror 2018.