Modelet e reja iPhone XS dhe XS Max vinë me dy karta SIM. Në Kinë ky konfigurim ofrohet përmes dy kartave fizike ndërsa jashtë Kinës njëra prej tyre është e-SIM
Por vetëm nëntë vende të botës ofrojnë mbështetje për këtë teknologji dhe ato janë: Austria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, India, Spanja, Britania dhe SHBA-ja.
Kartat elektronike eliminojnë nevojën për një fole fizike për katat SIM. Përkundrazi ato janë karta SIM të integruara dhe mjafton që operatori të ofrojë mbështetje për teknologjinë.
Fillimisht kjo teknologji u soll tek Apple Watch Series 3 duke hedhur mundësinë që iPhone do të jetë destinacioni i radhës.
Ndërsa adoptimi global i e-SIM është i vogël, lançimi i pajisjeve me këtë teknologji mund ti detyrojë operatorët ta adoptojnë.