‘Luftë’ me rima/ Fifi, Tayna apo Rina, cila bën rep më fortë në estradë?

Këngëtare, repere, producente dhe një kantautore tejet e suksesshme

Fjala është për Filloreta Raçin apo siç njihet për publikun, Fifi e cila që disa vite është pjesë e skenës muzikore.

Karrierën e ka filluar qysh në vitin 2010 me pjesëmarrjen e saj në ‘Top Fest 7″ me këngën “Engjulli Ishe Ti”,ku nga atëherë ka vazhduar të jetë aktive me projekte dhe festivale të ndryshme.

Përveç se ka sjell projekte dhe hite mjaft të pëlqyera ajo vazhdon të shkruajë tekste edhe për artistët tjerë të estradës. Vetëm gjatë vitit të kaluar Filloreta ka nxjerr rreth 32 këngë të punuara nga ajo kurse këtë vit afro 25.

Po ashtu, në vitin 2017 ishte pjesë e edicionit të 19-të, të “Kënga Magjike”, e cila u rendit në vendin e tretë dhe fitoi çmimin kënga hit. “Zhurma” e Fifit është bërë për një kohë të shkurtër kënga e preferuar e të gjithëve.

Megjithatë, përkundër kësaj Fifi ka publikuar edhe projekte të reja me të cilat bëri bujë të madhe në mediat shqiptare.

“Habibi”, është kënga e re të cilën e solli në duet me artisten marokene, Lamar ku brenda këtij projekti shfaqej një tekst tejet i thellë me ‘dissa’ të shumtë. Këta ‘dissa’ ishin për artistët e rinj të estradës, përfshirë, Taynën, Rinën, Melindën dhe Feron.

Duhet theksuar se Raçi këtë javë ishte e ftuar në emisionin “Mirage” që është prodhim i lajmi net, ku kritikoi me të madhe reperet e reja, Taynën dhe Rinën duke nisur nga pamja e tyre e deri tek këngët dhe nofkat që ia kanë vënë vetes.

Kur jemi tek reperja nga Prizreni, Tayna ajo hyri fuqishëm në tregun muzikor me vetëm një projekt të publikuar në bashkëpunim me Don Phenom “Columbiana”. Kjo këngë mahniti të gjithë teksa vjen me një frymë të re dhe me një talent të jashtëzakonshëm të artistes Shala. Doruntina pas kësaj ka lansuar edhe dy këngë të reja që u bënë virale në rrjete sociale si “Shqipe” dhe “Fake”. Nuk munguan as ‘dissat’ që tash e një kohë kanë nisur në mes të repereve femra në Kosovë.

Sido që të jetë, lirshëm mund të thuhet se viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm dhe me shumë përfitime për Taynën. “Beli i hollë”, është komentuar si nga artistet e tjera, madje edhe është përfolur në këngët e kolegeve të saj. Sa i përket intervistave, Doruntina ka qenë më pasive e cila vetëm ka shijuar mbrëmjet dhe performancat e ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Vlen të ceket se pas pushimeve që bëri në Turqi, kësaj radhe ka paralajmëruar projekte edhe më të fuqishme. Ajo çka e karakterizon prej artisteve të tjera është vokali i fuqishëm dhe repovatja e këngëve.

E ajo që përflitet më së shumti në mediat rozë është anëtarja e grupit “On Records”, Rina Balaj. Emri i saj ka filluar të jetë në fokus të shtypit mediatik në momentin kur publikoi këngën “S’ka konkurrencë”, në bashkëpunim me Feron. Duke u nisur nga titulli i këngës do të thotë se nuk ka asnjë artist tjetër të estradës që mund të krahasohen me ta.

“Ashiqare” dhe “Mami” janë projektet e tjera të Rinës në të cilat përmbanë skena eksplicite dhe tekst mjaft të thellë bazuar në moshën që ka. Mami- është nofka e saj me ç’rast ka bërë që të ketë edhe reagime nga ana e kolegëve pasi është tejet e re të ketë një epitet të tillë.

Me këngën e fundit “Gigi”, me artistin shqiptar që jeton në Greqi, Sin Boy ajo synon të bëhet e famshme edhe në Greqi, nga edhe ka pranuar mesazhe në rrjete sociale.

Rina ishte e ftuar për herë të dytë në emisionin “Mirage”, e cila përpos karrierës ka folur edhe për kolegët e saj, posaqërisht Fifin që e kritikoi atë. 

Bazuar në gjithë veprimtarinë e tyre dhe performancat që kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe, pavarësisht viteve në skenë mund të thuhet se secila prej tyre ka diçka të veçantë që e bën të dallohet si artiste e estradës. Ndonëse, nuk duhet lënë anash vlerat dhe muzikën e mirëfilltë pasi në ditët e sotme përkufizohet me thënien “Muzika kqyret nuk ngohet”.

Fifi, Tayna apo Rina vlerësojeni vetë se kush nga to bën rep të fortë në skenën tonë muzikore?.