Instagrami të ndihmon të zbulosh veten? Të rinjtë i zë gjumi duke menduar për të

Instagrami luan një rol kyç te të rinjtë e sotëm dhe te ata që quhen gjenerata Z...

Instagrami luan një rol kyç te të rinjtë e sotëm dhe te ata që quhen gjenerata Z. Këta të fundit janë vazhdimisht në kontakt me imazhe dhe histori të cilat i ndihmojnë të zbulojnë pasionet, të krijojnë miqësi të reja, të gjejnë komunitete me interesa të përbashkëta dhe të mësojnë më shumë për botën. Përmes Instagramit dhe përmbajtjes së saj vizuale, të rinjtë sot mund të zbulojnë të rejat e fundit, trendet e momentit, cilat janë gjërat që po i bëjnë të gjithë dhe ç’do të ndodhë më vonë.

Kjo platformë sociale është shumë e rëndësishme për grupmoshën 13-24 vjeç, pasi këta të fundit janë edhe përdoruesit më aktiv. Pjesën dërrmuese të tyre i zë gjumi duke menduar për Instagramin; 39% e kësaj grupmoshe shohin foto dhe video në Instagram rregullisht përpara se të flenë gjumë dhe menjëherë sapo zgjohen.

53% e përdoruesve shprehen se kjo platformë i ka ndihmuar të njohin më mirë veten e tyre. Falë Instagramit ata kanë zbuluar interesa të tjera, kanë gjetur idhuj të rinj dhe e kanë pasur më të thjeshtë të bëhen dhe të ndihen pjesë e komuniteteve për të cilat kanë interesa. Kjo është edhe arsyeja pse ata kalojnë aq shumë kohë në platformën sociale duke parë se ç’bëjnë të tjerët.