PSG në telashe, Real Madrid mund ta transferojë Mbappen

Kylian Mbappe mund të përfundojë në Real Madrid.

Kylian Mbappè po vrapon kaq shpejt, sa mund t’i zhduket nga radari PSG-së. Kampionët e Francës, në fakt, po përballem me probleme të shumta financiare, ndaj e kanë të vështirë ta shlyejnë shumën që duhet paguar për kartonin e talentit të saposhpallur kampion bote.

Sipas informacioneve që vijnë nga spanja, rregullat e Fair Play-t Financiar për e vënë në vështirësi serioze skuadrën pariziene, që brenda 27 gushtit duhet të derdhin plot 180 milionë euro në arkat e Monacos, pasi sulmuesit i ka përfunduar periudha e huazimit e tashmë blerja është e detyrueshme.

Reali i Madridit po e monitoron me shumë kujdes situatën dhe është gati për përfitojë. “Los Blancos” janë në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos, e kush më mirë se Mbappe do ta mbushte gropën që hapi largimi i portugezit, përcjell “SS”.

Presidenti Florentino Perez ka patur gjithmonë objektiv brazilianin Neymar, por ish-sulmuesi i Barcelonës është i lidhur ngushtësisht me PSG-në. Paraqitja mbresëlënëse në Botëror është një tjetër arsye pse Reali do të preferonte Mbappenë, një sulmues i klasit të lartë, që mund të bëjë shumë më tepër në klubin mbretëror. 27 gushti po afron dhe Monaco po pret një valixhe me 180 milionë euro. Nëse PSG e ka të vështirë t’i gjejë, Reali është gati.