Vogëlushi në foto sot është reper shumë i famshëm

Reperi i popullarizuar nga 'Etnon', Milot Hasangjekaj apo BigEm me emrin e ri artistik siç duket i ka hyrë arkivës.

Ai është rikthyer prapa në kohë teksa ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një imazh kur ka qenë i vogël,.

Një djalosh shumë simpatik dhe me veshje kombëtare shfaqet Miloti qysh në atë kohë ku edhe tregon anën patriotike. Në bazë të kësaj fotografie duket se djali i tij është tërësisht kopje e të atit.

Miloti është i martuar që disa vite dhe është baba i dy fëmijëve. Nga ana tjetër në projekte muzikore solo po ecën mjaft mirë.