Problemi i furnizimit me rrymë në disa lagje të qytetit po gjenë zgjidhjen

Me kërkesë të Komunës së Preshevës që nga viti 2016 pëfaqësuesve të EPS-it për të siguruar furnizim të rregullt dhe kualitativ me energji elektrike...

Me kërkesë të Komunës së Preshevës që nga viti 2016 pëfaqësuesve të EPS-it për të siguruar furnizim të rregullt dhe kualitativ me energji elektrike, këto ditë po zhvillohen punimet në vendosjen e kabllit nëntokësorë të tensionit të lartë, nga Trafostacioni kryesor në drejtim të lagjeve problematike të qytetit.

Përmes kësaj ndërhyrjeje, lagjet që gravitojnë në rrugën e Karposhit, rrugës së Norçës dhe disa pjesëve tjera të qytetit do t'u evitohen ndërprerjet e energjisë elektrike, me rastin e paraqitjes së defekteve në malësinë e Karadakut të Preshevës.
Jemi këmbëngulës ndaj EPS-it që projektet e tilla të realizohen edhe në drejtim të vendbanimeve tjera të komunës sonë, në mënyrë që qytetarët tanë të kenë furnizim sa më kualitativ me energji elektrike.