Të hënën me datë 20.08.2018 mbahet seanca e VI-të e Kuvendit Komunal

Të hënën me datë 20.08.2018 mbahet seanca e VI-të e Kuvendit Komunal

Seanca e e VI-të e Kuvendit Komunal Preshevë, për datë 20.08.2019 (ditë e hënë) do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit komunal Preshevë duke filluar nga ora 12:00.

Seanca përmban këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe miratim i Propozim-Vendimit mbi organizimin dhe punën e organeve të komunës së Preshevës në kohëra lufte dhe situata të jashtëzakoshme.
  2.  Shqyrtim dhe miratim i Propozim- Aktvendimit mbi emërimin e drejtorit të biblioetkës “Mehmet Jusufi” në Preshevë.
  3.  Shqyrtim dhe miratim i Propozim-Aktvendimit mbi shkarkimin dhe emërimin e një anëtari të shkollës fillore “Vuk Karagjiq” në Preshevë.
  4. Shqyrtim dhe miratim i Propozim-Vendimit mbi bartjen e të drejtave pronësore mbi sendin e luajtshëm në pronësi publike.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi themelimin dhe menaxhimin e Zonës Industriale në Preshevë.
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi përcaktimin e lokacionit për Stacionin transferues për mbeturinat me parkun e riciklimit në komunën e Preshevës.
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operativ për mbrojtjen nga vërshimet në ujrat e rendit të ll në territorin e komunës së Preshevës për vitin 2018.
  8. Raportimi i komisionit të Kuvendit mbi situatën e krijuar në RTV ‘’Presheva”.
  9. Pyetjet e këshillatrëve.