Rozana Radi në pushime me të dashurin, mban dorën e tij

Rozana Radi në një nga emisionet shqiptare bëri të ditur se së shpejti do të martohet.

Ajo prej 6 vitesh është në një lidhje me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi.

Lidhja e tyre u bë publike dy vjet më parë, teksa ata u shfaqën krah njëri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.

Gjatë një interviste Rozana ka treguar se do të martohet së shpejti edhe pse nuk ka caktuar një datë të saktë. Ndonëse nuk i ka publikuar fytyrën Rozi shfaqet tejet e lumtur gjersa mban dorën e tij.