• E mërkurë / May-01 06:55
  • Kontakt

Cikalleshi, baba për herë të parë

“Zyrtarisht Baba! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”.

“Zyrtarisht Baba! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”.

Me këtë postim në profilin e tij të “Instagramit”, Cikalleshi bëri të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë, vajzës Rajna.

Ai nuk nguroi të ndajë me miqtë e tij të rrjetit social këtë moment të veçantë në jetën e tij, duke postuar edhe një foto.

Cikalleshi ishte pjesë e grumbullimit  të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit, ndaj Spanjës dhe Italisë, ku u shpreh për Top Channel se së shpejti do të bëhej baba dhe se do të kishte edhe një dedikim nëse do të shënonte, por fatkeqësisht u largua nga grumbullimi me kombëtaren për shkak të një dëmtimi.