Konfirmohet lidhja e Faton Shoshit me modelen kosovare

Menaxheri i njohur kosovar, Faton Shoshi kohëve të fundit ka qenë fokus i mediave rozë rozë.

Kjo ngase së fundmi i është zbuluar lidhja me modelen shqiptare, Gresa Hoti të cilët siç shihen po kalojnë çaste tejet të lumtura.

Burime të lajmi.net ditë më parë raportuan për lidhjen e çiftit e kjo më së miri konfirmohet me imazhin e fundit që Fatoni ndau me ndjekësit, teksa e përqafon Gresën.

Nga ana tjetër, Gresa njihet si një modele tejet e suksesshme e cila karrierën profesionale është duke e zhvilluar në Milano.

Me një zemër të vogël Shoshi e përshkruan dashurinë që ka për të dashurën e tij.