Ambasadori britanik në Kosovë, O’Connell pret në takim Era Istrefin

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka pritur në takim artisten e njohur shqiptare, Era Istrefin.

Përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale, bëhet e ditur se Era është takuar me O’Connell.

“Është kënaqësi me prit Era Istrefin në Ambasadën e Britanisë sot, duke ndjekur suksesin e saj në Moskë. Era u takua me ambasadorin O’Connell, të cilët diskutuan për kreativitetin e Londrës në klasën Botërore”, shkruhet në një postim në Twitter.