Stresi: Nuk më lodhi jeta, ashtu siç bëri shteti

Stresi është emër shumë i lakuar në shtypin rozë.

Reperi këto ditë ka nisur pushimet, nga të cilat vazhdimisht po sjell imazhe të reja.

Së fundi, ai ka postuar një fotografi në det, ku shfaqet bashkë me shokun e tij, por i la një mbishkrim me të cilin habiti të gjithë.

“Sme ka lodh jeta ça mu m’ka lodh shteti “, ka shkruar ai, duke pranuar shumë komente nga fansat.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Stresi është “GTA”, publikuar gjatë muajit prill, ndërsa tani ka paralajmëruar një këngë të re.