Ditë më parë, Era Istefi ka publikuar projektin e saj më të ri, në bashkëpunim me artistin me famë botërore, Konshen.
Pas publikimit të kësaj kënge, Era ka shënuar edhe suksesin e parë me të, ajo është renditur në mesin e këngëve më të mira të javës.
Deri tani, në kanalin YouTube kënga numëron mbi 3 milion klikime dhe është ndër këngët më të dëgjuara të momentit.
Kujtojmë që suksesi më i madh për Erën deri tani është pjesëmarrja në finalen e Kampionatit Botëror “Russia 2018”, me këngën zyrtare “Live it up”.