Muller: Ky është fajtori për largimin e Ozil nga Gjermania

Muller fajëson mediat gjermane.

Thomas Muller ka folur për largimin e Mesut Ozil nga Gjermania.

Ai i fajësoi mediat për debatin për Ozil.

“I gjithë diskutimi u nxit nga të huajt.!Natyrisht, protagonistët e kësaj çështjeje vepruan paksa keq, si drejtuesit e DFB, edhe lojtarët. Por, në të vërtetë, ky debat është hipokrit nga ana e medias”, deklaroi Muller.

“Për shkak të debatit, media e qarkulloi e stërholloi ndodhinë. DFB donte të kishte paqe me Ozil, të qetësohej, por mediat gjithnjë e pyetën, herë pas here. Diskutimi u bë më i madh se sa ishte dhe tani ju shihni atë që ndodhi”.

“Për ne lojtarët, mendoj se e gjithë çështja kurrë nuk ishte aq e madhe, sa u bë, por sigurisht që u ballafaquam me të dhe ende e bëjmë. Kështu, tani duhet të përfundojmë debatin dhe të përqendrohemi te futbolli, sepse racizmi brenda ekipit kombëtar gjerman kurrë nuk ka qenë një çështje”, shtoi ai.